E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Karzai kërkon më shumë durim nga SHBA dhe vendet e NATO-s

Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai në një intervistë për CNN, i ka kërkuar Uashingtonit dhe aleatëve të NATO-s të tregohen më shumë të durueshëm ndaj Afganistanit deri në momentin kur qeveria e tij të ketë kontroll të plotë dhe aftësi menaxhuese mbi vendin.
"Ne do të përpiqemi me të gjitha forcat që të arrijmë standartet e kërkuara prej aleatëve tanë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të kemi, edhe në të ardhmen mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve.
Megjithatë aleatët tanë dhe veçanërisht SHBA-ja duhet të tregohen të arsyeshëm dhe më të durueshëm deri sa rezultatet e pritura të vijnë", deklaroi Karzai për televizionin amerikan CNN.
Deklarata e presidentit afgan vjen pas publikimit të planit "Obama" për shtimin e 30 mijë trupave dhe për fillimin e tërheqjes prej Afganistanit pas 3 vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›