Berlusconi: Jam lideri me i vleresuar ne Europe

Ne nje interviste ai eshte shprehur i kenaqur edhe per vitin e pare te qeverisjes. “Eshte absolutisht nje bilanc pozitiv dhe kete e tregon fakti qe ne nje moment kaq te veshtire, perseri jemi shume te pelqyer”, eshte shprehur kryeministri.
Nderkaq, nuk kane munguar as komentet ne lidhje me ceshtjen e divorcit nga e shoqja, Veronica Lario. “Kete problem e menaxhova me nje lloj klasi. Per kete arsye sondazhet e fundit tregojne se popullariteti im eshte rritur”, deklaroi Berlusconi ne nje interviste per televizionin France 2.
Intervistuesi e ka pyetur Kavalierin edhe nese ishte penduar qe e kishte cilesuar “te nxire” presidentin amerikan Obama. “Absolutisht jo, ai ishte nje kompliment. Edhe une do te doja te isha i nxire dhe te kisha kohe te qendroja ne diell. Ai e ka kuptuar”, ka thene Berlusconi.