E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare ne Suedi

Gripi i derrave ka rritur tensionin ne Shtetet e Bashkuara, pasi u mesua se nje grua humbi jeten per shkak te kesaj semundjeje. Nderkohe virusi eshte shfaqur se fundmi edhe ne Suedi, duke e cuar ne 22 numrin e shteteve te prekura nga gripi.

Nje 30-vjecare ne Suedi e sapokthyer nga Cikago e SHBA-se rezultoi pozitive, por mesohet se gjendja e saj eshte jashte rrezikut.

Organizata Boterore e Shendetesise ben te ditur se jane 1516 raste te konfirmuara, nderkohe qe nuk llogariten rastet e dyshuara.

Nese te dyshuarit vertetohet se jane te prekur nga virusi H1N1, atehere OBSH do te shpalle pandemine.

Shkencetaret vazhdojne te kerkojne burimin e virusit, nderkohe eshte ende heret per te dhene perfundimin se gripi i derrave e ka origjinen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›