E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi Me Allegri-n vizione te ndryshme

Dy ditë pas takimit në Arcore, që ka konfirmuar Allegri-n në krye të pankinës së Milanit, Silvio Berlusconi kthehet të flasë për raportin e tij me trajnerin.

“Ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm - shpjegon presidenti. - Megjithatë kishim vizione të ndryshme, të tipit vendime për t’u marrë ndaj disa lojtarëve. Milani është klubi me më shumë tituj në botë dhe presidenti, së bashku me administratorin e deleguar, pretendojnë që shoqëria dhe drejtimi i rrugëtimit tonë të respektohen”. Fjalët e Berlusconi-t shpjegojnë akoma më mirë një pjesë të komunikatës së dhënë menjëherë pas përfundimit të takimit të së dielës. “Patëm një sqarim në lidhje me disa gjëra, - kishte thënë presidenti kuqezi, pasi konfirmoi trajnerin. - U arrit një akord në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë kundrejt trajnerit dhe e kundërta. Ndër të tjera u fol edhe për tipin e lojës, që Milani duhet të praktikojë dhe mbi lojtarët që do të na përfaqësojnë sezonin e ardhshëm”. Këtë herë, Berlusconi fokusohet veçanërisht mbi detyrimet e trajnerit, duke theksuar disa vizione të ndryshme mes tyre, gjatë sezonit të fundit. Sa i përket kontakteve të prezumuara mes trajnerit dhe Romës, padroni kuqezi ka preferuar t’i shmanget kësaj çështjeje. “Allegri ka patur kontakte me drejtuesit e Romës? Kjo është një pyetje, që duhet t’ia drejtoni atij dhe drejtuesve të Romës. Ne kemi respektuar kontratën që kishim me të”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›