Berlusconi: Probleme me Shqiperine? Nuk e di

Ne perfundim te samitit te jashtezakonshem te krereve te shteteve dhe qeverive te BE-se qe u zhvillua ne Bruksel, i pyetur nga TCH se cfare po e bllokon diskutimin teknik mbi kerkesen e Shqiperise, Silvio Berluskoni pergjigjet fillimisht se nuk eshte ne dijeni.
Ndersa pas pyetjes se a eshte ne dijeni qe Gjermania perflitet si vendi kryesor qe ka bllokuar per momentin shqyrtimin teknik, nje nga keshilltaret i sugjeron kryeministrit italian te dale nga situata duke i peshperitur ne vesh fjalen "po punojme"...
"Ne po punojme qe integrimi i Shqiperise te vije dhe sa me shpejt te jete i mundur", u shpreh Berluskoni.
Italia eshte realisht nje prej mbeshtetesve kryesore te Shqiperise ne rrrugen drejt integrimit europian. Ne keshillin e fundit te ministrave te jashtem te presidences suedeze, perpara pushimeve te veres, ne kohen kur Islanda aplikoi per antaresim dhe kerkesa e saj u pranua brenda 3 ditesh, ministri i jashtem italian Franko Frattini pati deklaruar me keqardhje se nuk eshte e ndershme qe kerkesa e Shqiperise nuk po shqyrtohet prej nje kohe te gjate duke u kalbur ne sirtaret e Brukselit.