Berlusconi do ta apelojë dënimin me burg: Ishte gjykim politik (FOTO)
Itali- Avokatët e ish- kryeministrit italain Silvio Berlusconi do ta apelojnë kunër dënimit të tij me burg për mashtrim tatimor, raporton sot media italiane. Ankesa do të bëhet me datën 10 nëntor dhe mund të zgjasë disa vite, çka sipas analistëve do të thotë se kavalieri mund të mos bëjë asnjë ditë burg.
Berlusconi dhe të tjerë u dënuan për rritjen e çmimit të të drejtave të shpërndarjes të blera nga grupi Mediaset, për të shmangur pagesën e taksave.
Të premtën një gjykatë në Milano e dëno atë me katër vjet burg. Teksa manjati i mediave është ndalur edhe nga mbajtja e posteve për pesë vjet.
I zemëruar Berlusconi më vonë u shfaq në televizionin kombëtar RAI për të dënuar dënimin si “ngacmim të patolerueshme gjyqësor”. Ai është ankuar: “Ky është një gjykim politik, e pabesueshme dhe e patolerueshme”.
Silvio Berlusconi
Gjykata në Milano i dha Berlusconi-t një dënim më shumë se tre vjet dhe tetë muaj të kërkuara nga prokurorët. Megjithatë, ajo më vonë njoftoi se dënimi do të shkurtohet në një vit për shkak të një ligji mbi amnistinë të vitit 2006, që synon reduktimin e mbipopullimit në burgje. Ajo urdhëroi atë dhe të bashkë të pandehurit që të paguajnë 10 milion euro dëme.
Berlusconi dje jashtë gjykatës
Berluskoni, 76 vjeç, u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër i koalicionit të qendrës së djathtë nëntorin e kaluar, dhe kohët e fundit tha se ai nuk kishte plane për rikandiduar në zgjedhje e vitit të ardhshëm.
Dorina Bilbili/IDEA/

