E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte do të flemë më shumë, akrepat e orës lëvizin 60 minuta prapa

Tiranë- Sonte do të flemë më shumë! Në orën 3 të natës, në mes 27 dhe 28 tetorit akrepat e orës do të ndryshojnë. Nesër do të zgjohemi të gjithë një orë më vonë, kjo pasi të dielën e fundit të këtij muaji akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të shtrihet gjerësisht nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Norma evropiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit, kjo pasi në muajt prill dhe tetor dita zgjat më shumë dhe kështu kursehet më shumë energji elektrike.

Ndërrimi i orës e ka fillesën në vitet 700, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin, e në këtë mënyrë kursehet edhe energjia. Por një shekull më vonë, (viti 1907) teoria u hodh sërish nga britaniku William  Willet dhe në 1916-tën në Britani u votua lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›