E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi do te rikandidoje si Kryeminister

I ka kaluar javët e fundit duke shqyrtuar sondazhet, duke analizuar skenarët për zgjedhjet e vitit 2013, duke dëgjuar drejtuesit e PDL-së, sipërmarrësit dhe eksponentët ndërkombëtarë. Më në fund vendimi është marrë: Silvio Berlusconi do të rikandidojë në postin e Kryeministrit.

Sipas Corriere della Sera-s, sondazhet e fundit që kanë mbërritur ne tryezën e Berlusconi-t flasin për të dhëna, të cilat Kavaljeri nuk mund të jetë indiferent.

Nga sondazhet e kryera rezulton se një PDL pa Berlusconi-n nuk do të arrinte të merrte as 10 për qind të votave, ndërsa kandidatura e Angelino Alfano-s për postin e Kryeministrit, me Kavaljerin në lojë si President i Partisë, mund të sigurojë një mbështetje rreth 18 për qind të votuesve.

Ndërsa nëse Berlusconi do të jetë në garë për Presidencën e Këshillit, me një skuadër drejtuesish të rinj, nga votuesit do të sigurohej një mbështetje prej 30 për qind. Sigurisht ky rezultat nuk do të mjaftonte për të marrë drejtimin e vendit, por do t'i jepte Berlusconi-t dhe partisë së tij një rol vendimtar për legjislaturën e ardhshme, sidomos nëse arrihet të krijohet një koalicion i madh që do ta ringrejë vendin dhe do të sigurojë rrugën për daljen nga kriza ekonomike.

Dy muajt e verës do të shërbejnë për të përgatitur daljen në ushën e lojës së Berlusconi-t. Ky i fundit do të heqë dorë nga pushimet në Vilën Certosa ne Sardenjë dhe do të qëndrojë në Arcore, pikërisht që në shtator të jetë me kartat gati: një emër tjetër për Partinë, një skuadër 40-vjecaresh që do promobojnë aventurën e re politike, konsultimet me liderët ndërkombëtarë, me të cilët ka mbajtur lidhje dhe gjetjen e kandidatëve të aftë për të marrë vota prej zgjedhësve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›