Clooney mbyll Sarajevo Film Festival?

"Nuk kam mjaft informata në këtë moment. Nuk mund ta konfirmoj as demantoj këtë gjë’, tha ajo shkurt.
Ardhja e George Clooney në SFF ishte paralajmëruar edhe vitin e kaluar, megjithëse ishte pezulluar për shkak të obligimeve të tij.
Ardhjen e tij sivjet në SFF sivjet mediat boshnjake e ndërlidhin me qëndrimin gjatë fundjavës në Sarajevë të Angelina Jolie, e cila në SFF hapi seksionin Sarajevo Talent Campus.
Gjithashtu, në SFF pritet edhe ardhja e aktores Charlotte Rampling, e aktores dhe këngëtares spanjolle, Victoria Abril, e regjisorit hungarez, Bela Tara, etj. Mbi qilimin e kuq të SFF parakaloi edhe ish-futbollisti i njohur i Manchester United, Eric Cantona.
Në kuadër të programit Open Air, "Mbreti Eric" publikut të festivalit ia prezantoi filmin “Rebelët e Futbollit”, të regjisorëve Gilles Peres dhe Gilles Rof.
Ndryshe, SFF – që filloi më 6 korrik - përmbyllet më 14 korrik.