Berluskoni: Nuk tërhiqemi nga Afganistani
Silvio Berluskoni, kryeministri i Italisë ka përforcuar deklaratën e ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini ku tha se Italia nuk do të tërhiqet nga Afganistani.
"Për momentin ndodhemi në një strategji ushtarake të paqartë, por megjithatë nuk mund të tërhiqemi nga Afganistani dhe ta braktisim atë. Dërguam atje 500 trupa shtesë për të siguruar një proces zgjedhor të qetë. Mendoj që këto trupa mund t'i tërheqim sërish nga Iraku", deklaroi kryeministri italian, Silvio Berluskoni.
Reagimet e Berluskoni vijnë pas vrasjes së gjashtë ushtarëve italianë në Kabul dhe shtimit të zërave që kërkojnë tërheqjen e ushtarëve të cilet sipas tyre po marrin pjesë në një luftë që nuk i përket Italisë.