Berluskoni do te marre pjese ne samitin e G20

Vetem pak minuta nga perhapja e lajmit per mospjesemarrje ne samitin e G20 ne Korene e Jugut te kryeministrit italian Silvio Berluskoni ka ardhur edhe pergenjeshtrimi nga vete zyra e kreu te qeverise italiane.
Kryeministri Berluskoni do te niset neser paradite per ne Seul per te marre pjese ne samitin e G20 ashtu sic eshte planifikuar thuhet ne nje deklarate te nensekretarit te qeverise italiane Paolo Bonaiuti.
Deklarata per mospjesemarrjen e Berluskonit ne G20 u perhap me heret nga burime parlamentare nga brenda partise se tij me arsyetimin e ndjekjes nga afer te situates se emergjences se shkaktuar nga permbytjet ne provincen e Venetos.