Obama fjalim para indonezianeve

Presidenti amerikan Barak Obama mbajti nje fjalim te gjate drejtuar indonezianeve i cili konsiderohet si nje fjalim kyc drejtuar botes islame duke qene se Indonezia eshte vendi me numrin me te madh te muslimaneve ne bote.
Ne fjalen e tij ne Universitetin e Indonezise ne Xhakarta perpara 6 mije personave Obama tha se Indonezia eshte nje shembull i perkryer se si mund te zhvillohet demokracia dhe te respektohet diversiteti ne nje shoqeria kaq te madhe.
Me heret presidenti Obama kreu nje vizite ne xhamine e Istiklalit xhamia me e madhe ne Azine Jug-lindore. Pas Indonezise turi i presidentit amerikan vazhdon me Korene e Jugut ku do te marre pjese ne samitin e G20.