E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni hetohet për çështje prostitucioni

Adoleshentja, e identifikuar si valltarja në klubet e natës, Karima El Mahrough, me llagapin Rubi, ishte 17-vjeçe në kohën e lidhjes, nga shkurti deri në muajin maj.

Prokurorët e Milanos theksojnë se Berluskoni është duke u hetuar për bashkëpunim në prostitucion me një të mitur dhe për abuzim me pushtetin.

Nga ana tjetër, avokatët e Berluskonit e cilësuan hetimin si “absurd dhe të pabazë” si dhe si ndërhyrje të rëndë në jetën private të kryeministrit italian.

Hetuesit e Milanos e kanë filluar hetimin në dhjetor pasi kreu i qeverisë italiane thirri policinë dhe kërkoi lirimin e adoleshentes nga burgu, e cila ishte arrestuar në maj për vjedhje.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-14 18:14
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›