Kryengritje në Tunizi, Presidenti Ben Ali braktis vendin

Lideri 74-vjeçar pranoi të lërë pushtetin pasi protestat mbi çështjet ekonomike u përshkallëzuan kundër tij.
Kryeministri, Mohammed Ghannouchi ka marrë detyrën e Presidentit të përkohshëm, teksa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Ghannouchi theksoi se do të takojë liderët politikë të shtunën në një tentativë për të krijuar qeverinë.
Dhjetëra persona kanë humbur jetën javët e fundit si pasojë e dhunës së vazhdueshme të dykahshme, nga policia dhe protestuesit.
Pas largimit të Ben Ali-së nga vendi, një komunikatë Saudite theksonte se lideri kishte mbërritur në vend mëngjesin e së shtunës.
“për shkak të shqetësimeve me të cilat përballet populli vëlla tunizian dhe në mbështetje të stabilitetit në vendin e tyre, qeveria saudite ka mirëpritur Presidentin Zine al-Abidine Ben Ali dhe familjen e tij në mbretëri”, thuhet në komunikatë.
/Start/F.Prroni/
2011-01-15 09:47
[