Berluskoni ka anuluar viziten e tij ne samitin italo-serb te Beogradit

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka anuluar vizitën e tij në Beograd në çastet e fundit për shkak të krizës financiare në Itali.
Berluskoni duhej të udhëhiqte samitin italo-serb për të inkurajuar investimet në të dy vendet, të cilat vetëm vitin e kaluar sollën përfitime për kompanitë në vlerë rreth 2.5 bilionë Euro.
Ndërkohë mësohet se presidenti serb, Boris Tadiç ka treguar mirëkuptim për shtyrjen e samitit për një tjetër datë ende të papërcaktuar.
Shefi i zyrës së shtypit për çështjet e jashtme në qeverinë italiane Marco Ventura tha për Tanjug se kryeministri Italian shpresonte deri në çastet e fundi që ky samit të zhvillohej, por shtoi ai, çdo gjë ndryshoi për shkak të planifikimit të buxhetit.
Mediat serbe nuk e konsiderojnë si problem shtyrjen e vizitës së përfaqësuesve të qeverisë italiane.
Samiti italo-serb duhet të inkurajonte investimet në projektet e përbashkëta.
Italia është partneri më i madh i Serbisë në tregtinë e jashtme.
Bizneset e kompanive të të dy vendeve vetëm vitin e kaluar kapën shifrën e 2.5 bilionë Eurove.