Pres. Obama u telefonon astronauteve ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires

Presidenti Barak Obama u telefonoi astronauteve ne bordin e Stacionit Nderkombetar te Hapesires nje jave pasi anija e hapesires Atlantis u nis drejt laboratorit orbital per misionin e fundit te epokes se ketyre lloj anijesh. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Suzan Presto njofton nga Uashingtoni.
Presidenti Barak Obama beri shaka me astronautet ne bordin e stacionit nderkombetar dje.
Kjo eshte per te qeshur sepse une sapo telefonoja per te porositur pica.
Zoti Obama i tha ekuipazhit se ai e kishte pare nisjen e anijes Atlantis ne televizor ne Zyren e tij. Ai tha se ishte krenar per punen e tyre dhe te ardhmen e agjencise amerikane te hapesires.
Megjithese ky mision shenon fluturimin e fundit te programit te anijes se hapesires ai shenon edhe fillimin e nje epoke te re per arritje te reja ne eksplorimin e hapesires dhe fluturimeve te njeriut ne hapesire.
Presidenti perseriti idete kryesore te politikes per hapesiren qe u be e njohur vitin e kaluar sipas se ciles NASA do te ndertonte anije hapesire qe do te shkonin pertej orbites se Tokes deri tek asteroidet dhe deri ne planetin Mars.
...kjo nuk eshte gje e vogel por mendoj se ne do tia dalim.
Politika e presidentit Obama per hapesiren ishte nje ndryshim nga paraardhesi i tij presidenti Xhorxh W. Bush i cili vendosi rikthimin ne hene si nje hap drejt rruges per te arritur ne planetin Mars. Gjate administrates se presidentit Bush NASA krijoi programin Konstelejshen duke pasur parasysh synimin e presidentit. Ky program u anulua gjate administrates se presidentit Obama pasi me shume se 10 miliard dollare ishin harxhuar ne te.
Duke folur me gazetaret nga bordi i stacionit hapesinor dje astronauti Kris Ferguson komandant i ekuipazhit te anijes Atlantis pranoi se ishte i pakenaqur me ndryshimet e herepashershme te politikes amerikane per hapesiren.
Kemi pasur shume programe te mira dhe interesance qe kane filluar tek NASA pa u perfunduar kurre. Dhe arsyeja ka qene kryesisht per shkak te politikes dhe fondeve.
Komandanti Ferguson tha se do te preferonte qe ligjvenesit amerikane te perqendroheshin ne strategji afatgjata.
Shikoni horizontin. Mos shikoni vetem nje apo dy vjet prej tani por 10 vjet me vone ku duam te jemi. Une e kuptoj qe presidenti ka politiken e tij te hapesires por ne na duhet vazhdimesi dhe nje politike domethenese qe do te na coje jo nje apo dy vjet ne te ardhmen por 10 apo 15 vjet.
Ligjvenesit po presin raportin e NASA-s qe do te jape hollesi mbi planet e agjencise se hapesires per nje sistem qe do te mund te shkoje pertej orbites se Tokes.
Programi amerikan i anijeve te hapesires i cili ka kushtuar me shume se 113 miliard dollare do te perfundoje kur anija Atlantis te kthehet ne toke javen e ardhshme.