Berluskoni ka fshehur varret, opozita kërkon hetim
Kryeministri italian, Berluskoni, nuk
ka deklaruar praninë e 30 varreve
të lashta në tokën e tij, sipas publikimeve
më të fundit
në shtypin italian, në
qendër të së cilave
janë dialogët e kavalierit
me prostitutën
nga Bari. Sipas
regjistrimeve,
Berluskoni i ka thënë
Patricias se në vilën e
tij në Sardenjë kishte
30 varre të lashtë
fenikase. Këto varre,
sipas Berluskonit,
datojnë në vitet 300
para Krishtit. Por kjo
nuk dihej deri më
tani. Sipas ligjit,
askush nuk mund
të mbajë pasuri të tilla, që i përkasin
gjithë kombit, në mënyrë të paligjshme,
ndërkohë që nuk ka pasur asnjë pohim
të Berluskonit për gjetjen dhe pasjen e
varreve të tilla, me një vlerë jashtëzakonisht
të madhe historike. Ndërkohë, një
grup opozitar italian
ka kërkuar një hetim
për këtë çështje. Në
bisedat "e nxehta" të
Kryeministrit me Patrician,
ai i ka treguar
asaj për 30 varret.
Fenikasit ishin tregtarë
që ndodheshin
në Libanin e sotëm.
Përvoja e tyre detare
është shumë e vyer.
Gjetja e një koleksioni
varresh të tyre do të
përbënte një zbulim
të jashtëzakonshëm
arkeologjik. Parlamentarët
e opozitës
kërkojnë të dinë nëse kjo është e vërtetë,
e në rast të tillë, përse Kryeministri nuk
ka raportuar për to.
ka deklaruar praninë e 30 varreve
të lashta në tokën e tij, sipas publikimeve
më të fundit
në shtypin italian, në
qendër të së cilave
janë dialogët e kavalierit
me prostitutën
nga Bari. Sipas
regjistrimeve,
Berluskoni i ka thënë
Patricias se në vilën e
tij në Sardenjë kishte
30 varre të lashtë
fenikase. Këto varre,
sipas Berluskonit,
datojnë në vitet 300
para Krishtit. Por kjo
nuk dihej deri më
tani. Sipas ligjit,
askush nuk mund
të mbajë pasuri të tilla, që i përkasin
gjithë kombit, në mënyrë të paligjshme,
ndërkohë që nuk ka pasur asnjë pohim
të Berluskonit për gjetjen dhe pasjen e
varreve të tilla, me një vlerë jashtëzakonisht
të madhe historike. Ndërkohë, një
grup opozitar italian
ka kërkuar një hetim
për këtë çështje. Në
bisedat "e nxehta" të
Kryeministrit me Patrician,
ai i ka treguar
asaj për 30 varret.
Fenikasit ishin tregtarë
që ndodheshin
në Libanin e sotëm.
Përvoja e tyre detare
është shumë e vyer.
Gjetja e një koleksioni
varresh të tyre do të
përbënte një zbulim
të jashtëzakonshëm
arkeologjik. Parlamentarët
e opozitës
kërkojnë të dinë nëse kjo është e vërtetë,
e në rast të tillë, përse Kryeministri nuk
ka raportuar për to.