Nudo kundër maskilizmit
Të zhvishet e gjitha. Kjo është protesta e një vajze të re nga Tunizia, Hanane Zemali, kundër vizionit maskilist të gruas myslimane dhe kundër traditave të Tunizisë.
"Zhvishem për t‘u dhënë një sinjal të fortë femrave myslimane. Dua që ta marrin guximin të rebelohen ndaj baballarëve të tyre, që i trajtojnë si objekte. Feminiliteti ynë nuk mund të shtypet. Shumë femra ëndërrojnë t‘ia mbathin, por vetëm pak prej tyre kanë guxim ta bëjnë". Hanane është 26 vjeçe dhe i ka të gjitha idetë e qarta. Ka lindur në Tunizi, nga një familje marokene. Sot jeton në Itali dhe ka vendosur të pozojë e zhveshur. Ja sepse.
Gjesti i saj është i guximshëm, i sfidon hapur kostumet e fesë myslimane dhe traditat e tokës së saj, prej ku u arratis muaj më parë dhe që ka vendosur të mos kthehet më, të paktën jo tani.
"Jam rritur në një ambient asfiksues. Babai dhe vëllai i madh nuk më linin të dilja nga shtëpia. Më lejonin vetëm të flisja me kushërirat e mia dhe nëse dilja, duhej të vija perçen", tregon Hanane.
Ndryshimi erdhi pikërisht në një nga daljet e saj të rralla. Ishte viti 2002 dhe Hanane nuk kishte shumë kohë që kish mbushur të 20-at. Ndërsa po blinte bukë në një nga dyqanet e lagjes së saj, takoi Masimon, një italian 54-vjeçar. Ishte dashuri me shikim të parë. "Unë kisha vënë perçe dhe ai arriti të shihte vetëm sytë. Kur dola nga dyqani, ai më ndaloi dhe më kërkoi numrin e telefonit. Meqë unë nuk kisha, mu desh t‘i jepja numrin e celularit të motrës", tregon më tej ajo.
Që atëherë, për të filloi një kalvar i vërtetë dhimbjesh. Për shkak të xhelozisë së të atit, braktisi shkollën, vuri perçe dhe dilte shumë rrallë jashtë. Por ndërsa qëndronte e mbyllur në shtëpi, shihte programet e ndryshme televizive europiane dhe ëndërronte të bëhej një "showgirl". I pëlqente të njihte botën dhe historinë e saj si konkurrentët e kuiceve. Për të Masimo simbolizonte arratisjen.
"Ëndërroja t‘ia mbathja nga Tunizia. Sigurisht që nuk jam e vetmja. Shoqet e mia duan të punojnë dhe ecin përpara. Jemi lodhur duke bërë vetëm rolin e nënave. Qëndrojmë gjithë ditën të mbyllura në një kafaz, pa pasur asnjë mundësi të shprehim ndjenjat dhe mendimet tona. Shumë pak femra guxojnë të sfidojnë ligjin dhe bindjet shoqërore".
Por le t‘i rikthehemi dhe një herë historisë. Masimo i telefonoi Hanane-s te celulari i së motrës. Duke qenë se e kishte të ndaluar të dilte, e takonte fshehurazi. Pas pak kohësh prindërit e Hanane-s e morën vesh lidhjen e saj dhe filluan ta kërcënonin. Hanane u largua nga shtëpia, dhe vetëm falë ndihmës së tezes pati mundësi të fejohej me burrin që donte, i cili ndërkaq u kthye në mysliman që ta merrte për grua.
"Kur më shihnin në rrugë përkrah Masimos, të gjithë njerëzit më quanin prostitutë. U përpoqën me çdo mënyrë ta shkatërronin martesën time me një të huaj, por nuk ia arritën qëllimit. Unë u martova dhe shkova për të jetuar në Itali. Këtu po mësoj se çfarë do të thonë në të vërtetë të jesh grua. Lufta ime për të drejtat e grave sapo ka filluar".
Lufta e Hanane-s ka vazhduar me disa fotografi gjysmë të zhveshura, të realizuara nga një fotograf italian, të cilin ajo e ka kontaktuar vetë.
"I kisha parë punët e tij. Bashkëshorti im nuk e njihte, kështu që i telefonuam së bashku dhe më pas i shpjegova arsyet e protestës sime. E di që këto fotografi do t‘i lëndojnë shumë si familjarët e mi, ashtu edhe bashkëkombësit, por për shumë femra do të simbolizojnë një plagë të një bote të heshtur para një krimi", thekson ajo. Më pas shton: "Jam një besimtare e devotshme dhe nuk e mohoj fenë time myslimane. Lutem çdo ditë. Dua t‘ju them se nënshtrimi i femrave nuk ka lidhje me doktrinën e Muhamedit. Me fotografitë e mia nuk i bëj keq askujt. Kërkoj vetëm barazi dhe të drejtën e fjalës. Nëse këto dy pika do të ekzistonin, shumë gjëra në vendin tim do të shkonin për mrekulli".
Për dashurinë u arratis nga shtëpia dhe tani jeton në Romë, ku mendon se ka gjetur lirinë e plotë për të qenë vërtet një grua. Por historia e saj nuk është si në përralla. Kundër saj është bërë një denoncim dhe Hanane rrezikon të kthehet në atdhe. Gjithsesi, në mbrojtje të saj janë ngritur shumë organizata që luftojnë për të drejtat e grave.