E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni keshillon te rinjte Gjeni partnere pasanike

Aspak i huaj me polemikat kryeministri italian Silvio Berluskoni ka ndare serish me publikun sensin e tij te humorit.

Ndersa i drejtohej nje grupi anetaresh te qendres se djathte shefit te ekzekutivit iu drejtua nje pyetje mbi papunesine tek te rinjte. Ai i jep te njejten keshille qe pat ofruar gjate fushates elektorale.

Nje vajze e bukur me pyeti se cfare duhet te bente per te gjetur pune. E vura re qe ishte e pashme dhe i thashe te sugjeroj te kerkosh nje partner te pasur tha Berluskoni.

Kryeministri vazhdoi me tej batuten duk shtuar se nje gje e tille ishte e vlefshme edhe per meshkujt.

Nuk ishte aspak nje keshille jorealiste dhe ua perseris te gjitheve ju vajzave dhe djemve gjithashtu dhe tek keta te fundit e kam fjalen qe te gjejne nje te dashur pasanike. Ta sqarojme mire kete pike perndryshe neser titulli kryesor i La Repubblica-s do te jete Berluskoni eshte bere gay vazhdoi me tej kavalieri.

Kjo eshte e fundit e nje serie gafash te Berluskonit te cilat nuk harrohen lehte dhe qe e kane shnderruar ate ne nje magnet polemikash nga shtypi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›