Berluskoni pritet të japë dorëheqjen

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka deklaruar do të japë dorëheqjen vetëm pasi qeveria të miratojë ligjin për stabilitet ekonomik, që pritet të ndodh javën e ardhshme.
Qeveria e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, ka fituar votbesimin në parlament por ka dështuar të fitojë shumicën e plotë prej 316 vendeve.
Votimet erdhën mes dyshimeve për Berluskonin dhe shqetësimeve në rritje për rrezikun e borxheve të Italisë.
Presidenti, Xhorxhio Napolitano, u takua për rreth një orë me Berluskonin pasi kryeministri humbi shumicën parlamentare.