E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot përfundimisht zgjidhet kryeministri dhe qeveria greke

Edhe pas paralajmërimeve, mbrëmë nuk u zgjodh kryeministri dhe qeveria e re greke. Një zyrtar i lartë grek deklaroi se përbërja e re qeveritare do të bëhet publike sot pas një takimi midis liderëve të dy partive kryesore.

Kryeministri në dorëheqje, Jorgos Papandreu sot do të takohet me presidentin Karolos Papulas, por nuk bëhen të ditura detajet, raporton Reuters.

Por sipas AP, Papulas do të bashkërendoj takimin me dy liderët kryesor Papandreun e PASOK-ut dhe Antonis Samaras të Nea Demokratia, nga ku pritet që në mesditë të shpallet kryeministri i ri.

Ministrat e deritanishëm të kabinetit Papandreu mbrëmë ofruan dorëheqjet, me qëllim të përshpejtimit të procedurës për zgjedhjen e qeverisë së re.
 

Kandidat i mundshëm për kryeministër tashmë është Lukas Papademos, 64 vjeçari, që ka kryer detyrën e zëvendës-presidentit të Bankës Qendrore Evropian.
 

Ndër emrat e tjerë alternativë janë Nikiforos Diamanturos, që kryen detyrën e Ombudsmanit si dhe ish-ministri i financave, Panagitios Rumeliotis, financieri që drejton misionin grek në FMN.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›