Berluskoni publikon një letër në mbështetje të Blerit
Kreu i ekzekutivit italian e bëri të ditur vendimin e tij me anë të një letre të publikuar në një të përditshme të gadishullit.
"Toni Bler i ka të gjitha aftësitë e duhura për postin e presidentit të BE-së, siç është përcaktuar nga Traktati i Lisbonës dhe për t'u emëruar në këtë pozicion sapo të bëhet i mundur juridikisht dhe politikisht zbatimi i klauzolës që parashikon "rinovimin e qeverisjes së BE-së", shton ai.
"Në një mendje me shumë kryetarë të tjerë shtetesh dhe qeverish dhe në bashkërendim me forcat aktive në parlamentin evropian, qeveria ime dhe unë do të mobilizohemi që një trashëgimi e madhe politike, e ndërtuar me guxim, ekuilibër dhe kujdes, të vazhdojë të jetë e vlefshme", përfundoi kryeministri.
Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini deklaroi më 6 tetor se Italia e vlerëson Toni Blerin dhe se ajo do të donte që ai të merrte postin e presidentit të Bashkimit Evropian, duke shtuar se e kupton "mëdyshjen" e disa vendeve ndaj tij.