E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi fton biznesin slloven për investime në Shqipëri

Duke inkurajuar thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike-tregtare mes dy vendeve tona që t’u përgjigjen më së miri nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike, si dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve reciproke, Presidenti Topi, i cili në përbërje të delegacionit zyrtar kishte një grup tepër të rëndësishëm e domethënës përfaqësuesish të sipërmarrjeve shqiptare, iu drejtua këtij.

Ai ftoi biznesin slloven të jetë pjesë e investimeve në resurset që afron vendi ynë, si në infrastrukturë, në energjitikë etj. Topi garantoi se Shqipëria është një vend stabël me institucione të stabilizuara, dhe me një mendësi perendimore. “Shqipëria ofron mundësi të jashtëzakonshme për një turizëm që mund të shkojë shtatë-tetë muaj në bregdet me mundësi të jashtëzakonshme në infrastrukturë, në energjitikë dhe ajo që është në themel të sigurisë është pikërisht ajo që Shqipëria është një vend stabël, me institucione të stabilizuara, me një mendësi totalisht perëndimor duke patur një respekt të veçantë pikërisht për ata që i japin jetë dhe dinamikë vendit, pra pikërisht për botën e biznesit”, tha më Topi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›