Berluskoni u refuzua nga Manuela Arcuri
Gjatë procesit gjyqësor që është duke u zhvilluar për haremet e Berluskonit, është zbuluar se një prej të dëshiruarave të tij ka qenë modelja dhe aktorja e njohur, Manuela Arcuri. Berluskoni ka tentuar dy herë që të joshë Arcurin për të kryer marrëdhënie seksuale, porn ë të dyja rastet është refuzuar. Në një rast ndërmjetësit e Berluskonit i kanë ofruar Arcurit rolin e prezantuesit së Sanremos dhe në një rast tjetër i kanë premtuar një rol si prezantues për vëllanë. Të dyja këto propozime nuk janë pranuar nga Arcuri, që ka refuzuar të bëjë seks me Berluskonin.