E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni zgjidhet lider i PDL-se

Kreu i qeverise italiane, Silvio Berluskoni u zgjodh ne krye te partise se re Populli i Lirise, gjate kongresit themelues te ketij formacioni te djathte, qe ka si ambicie te marre mbi 51 perqind te votave. "Shpresoj te jem ne lartesine e duhur, do te perpiqem te mos ju zhgenjej kurre. Sot ka lindur nje parti e madhe per te drejtuar Italine ne shekullin e ri", deklaroi Kavalieri ne nje fjalim te mbajtur pas zgjedhjes se tij nga afro 6.000 delegate te mbledhur ne Rome. Kongresi themelues i PDL-se, zhvillohet 15 vjet pas fitores se pare te te djathtes te drejtuar nga Silvio Berluskoni. 72-vjecari, ka konfirmuar se do te drejtoje listen e PDL-se ne zgjedhjet europiane te qershorit, duke sfiduar liderin e te majtes, Dario Franceskini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›