Berluskonizëm
Në teatrin qesharak të politikës italiane, gruaja e Silvio Berluskonit, Veronika Lario, ka humbur qetësinë nga mëkatet e bashkëshortit të saj. Pika e fundit e durimit duket se ka qenë pjesëmarrja e 72-vjeçarit në festën e 18-vjetorit të njërës prej bukurosheve, për të cilat atij i pëlqen të kujdeset. Zonja Lario pretendon se burri i saj nuk kishte marrë kurrë pjesë në 18-vjetorët e fëmijëve të tij. Duke mbushur dokumentet e divorcit - dhe besoj një copë prej 4.5 miliardë sterlinash nga pasuria mediatike e Berluskonit - ajo u shpreh me lirizëm rreth krizës, “përtej një rreshti me linja të rrumbullakëta dhe bukuri femërore”, me të cilën përballet Italia. A mos fshihet këtu shkaku i qejfmbetjes së saj? Zonja Lario tërhoqi 30 vjet më parë vëmendjen e kryeministrit të ardhshëm të Italisë, pasi ai e pa të luante gjysmë lakuriq në një shfaqje. Ndërsa është duke përmbushur një kauzë më të madhe, të na argëtojë të gjithëve, zoti Berluskoni, në mos gjë tjetër, të paktën tregoi që është konsistent.