E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bërnabiç mbërrin në veri të Kosovës, serbët e presin me pankarta

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Për ta pritur kryeministren serbe u mblodhën një numër i serbëve.

Bërnabiqit ia bënë një rresht pritjeje përfaqësuesit e Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.

“Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët i mbanin në duar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›