Bernanke Ekonomia amerikane rritet ngadale

“Ekonomia amerikane vazhdon rritjen, ndonëse me ritme dëshpërimisht të ngadalta”.
Ky është përshkrimi që kreu i Federal Reserve, Ben Bernanke i ka bërë situatës aktuale të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.
Bernanke duke folur gjatë një konference për situatën financiare globale në Xhorxhia, parashikon që rritja e ekonomisë më të fuqishme globale do të ecë me hapa edhe më të shpejtë në gjysmën e dytë të këtij viti.
Megjithatë ai nuk kërkoi modifikime në politikën monetare të Uashingtonit dhe vlerësoi se rritja e inflacionit në SHBA muajt e fundit është thjesht një “efek kalimtar”.