E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernd Fisher Zgjidhja e krizes ne Shqiperi e pamundur pa nderhyrjen nderkombetare

Nje studiues amerikan i historise shqiptare thote se ne piken ku kane arritur marredheniet mes paleve politike ne Shqiperi nje zgjidhje kompromisi do te ishte e pamundur pa angazhimin nderkombetar vecanerisht te Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara. Profesori Bernd Fisher i Universitetit te Indianes ne Fort Uejn thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes se do te donte gjithashtu te shihte nje angazhim me te madh nga Presidenti Bamir Topi dhe se sugjerimet per zgjidhjen e situates duhet te jene konkrete.

Zeri i Amerikes Prof. Fischer protesta e javes se kaluar perfundoi ne dhune dhe shenoi nje hap pas per Shqiperine. fare mendoni per zhvillimet e fundit

Prof. Bernd Fisher Situata ne Shqiperi duket se degjeneroi nga politika ne tragjedi. Ne patem ketu ne Shtetet e Bashkuara nje tragjedi ne Tuson dhe Presidenti Obama dha nje nga fjalimet e tij me te mira sipas mendimit tim pas kesaj tragjedie per te zbutur situaten politike me synimin per te ulur tonet. Mendoj se kjo pati efekt. Kur pashe ngjarjet e se premtes se kaluar ne Shqiperi mendimi im i pare ishte qe megjithe tragjedine kjo mund ti ofronte Shqiperise mundesine e nje momenti te ngjashem me ate qe ndodhi ketu ne Shtetet e Bashkuara ku udheheqesit e Shqiperise te ngriheshin dhe te tregonin aftesine e burrave te shtetit. Fatkeqesisht kjo nuk ndodhi.

Zeri i Amerikes Nje pjese  e madhe e problemit ishte retorika e ashper politike te ciles iu atribua gjeresisht acarimi i situates. Jo thoni se shpresoni qe palet te ulen dhe te bisedojne. Mendoni se kjo do te ishte e mundur ne nje klime te tille

Prof. Bernd Fisher Mendoj se ne kete pike duket se nuk eshte e mundur. Ne kete pike e vetmja zgjidhje e mundshme te pakten sipas kendveshtrimit tim eshte nje angazhim me i madh i komunitetit nderkombetar. Besoj se eshte mjaft e qarte se nuk do te kete nje kompromis te nisur nga palet shqiptare mes dy partive kryesore politike. Mendoj se situata eshte bere aq serioze sa te kerkoje nje angazhim me te madh nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara.

Une e pershendes ashtu si gjithkush shpresen e shprehur nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara dhe nga Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen Tom Kantrimen si edhe nga perfaqesuesit e Bashkimit Evropian qe toni i debatit politik te zbutet por kjo sipas mendimit tim nuk eshte e mjaftueshme pasi duhet shoqeruar me sugjerime konkrete per te ndihmuar ne krijimin e kushteve per nje kompromis mes dy paleve. Fatkeqesisht nuk mendoj se skena politike shqiptare mund ta realizoje kete vete. Mendoj se eshte e nevojshme nje pjesemarrje me e madhe e aktoreve nderkombetare. Do te kisha te deshire qe Presidenti Topi te ishte me aktiv. Ai ka bere thirrje per qetesi paqe dhe kompromis por ndoshta eshte koha qe Presidenti te paraqese disa sugjerime persa i takon ceshtjes se cilet jane ata qe duhet te ulen per kompromis dhe cfare ceshtje te diskutohen. Sic e thashe gjendja kerkon angazhimin me te madh te komunitetit nderkombetar dhe sugjerimi i BE-se qe Shqiperia ta zgjidhe vete kete situate mban rrezikun per dhune tjeter te mundshme.

Zeri i Amerikes Por ndermjetesimi nderkombetar nenkupton qe palet te kene vullnetin per kompromis. Kriza politike ne Shqiperi filloi qe pas zgjedhjeve te vitit 2009. fare do ta bente kete angazhim te efektshem

Prof. Bernd Fisher Mund te ndiqej nje metode e sugjerimeve e shoqeruar me kushte por ne te kaluaren BE-ja e ka bere nje gje te tille dhe nuk ka pasur rezultat. Nuk besoj se BE-ja gezon ate besueshmeri qe ka pasur keshtu qe angazhimi amerikan mund te jete me i dobishem. Mendoj se ajo qe do ti jepte shtyse diskutimeve do te ishte qe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te paraqisnin sugjerime konkrete qe sipas mendimit tim mund te kishin te benin me strukturen e zgjedhjeve. Per shembull une mendoj se do te ishte shume e dobishme te behej dicka per menyren sesi numerohen votat ne Shqiperi. Emerimi i militanteve te partive si komisionere zgjedhjesh eshte shume i gabuar dhe eshte e qarte qe nuk ka funksionuar. Mendoj se ky ishte problemi kryesor i zgjedhjeve te vitit 2009 ishte nje problem madhor ne vitin 2005. Mund te kete disa rrugezgjidhje. Mendoj se do te duhen vite ne Shqiperi per te krijuar nje sherbim punonjesish civile ku mund te identifikosh individe qe nuk jane lidhur me asnje nga partite qe ta kryejne kete rol. Kjo do te ishte zgjidhja ideale. Por persa i takon perspektives afatshkurter zgjedhjet po vijne perseri dhe asgje nuk ka ndryshuar. Pse duhet te presim qe te jene me efektive se ne te kaluaren nese nuk ndryshon asgje Une do te propozoja qe te merrej me kontrate nje firme nderkombetare qe te ishte absolutisht objektive ne numerimin e votave. Pra une sugjeroj propozime konkrete nga Presidenti nga BE-ja nga SHBA dhe nje presion te konsiderueshem ndaj paleve qe te ulen per kompromis.

Zeri i Amerikes Nje nga problemet me te medha ne Shqiperi qe pas renies se komunizmit dhe qe vazhdon ende edhe sot eshte anashkalimi i institucioneve e thene ndryshe berja e politikes jashte institucioneve  fare do te thote kjo per demokracine ne Shqiperi

Prof. Bernd Fisher Kjo tregon se demokracia dhe shteti ligjor nuk jane  vendosur plotesisht. Nje nga arsyet eshte se edhe institucionet vete jane pak a shume zgjatime te partive politike. Te ashtuquajturat institucione te pavarura nuk kane pavaresine qe u duhet dhe kjo pjeserisht sepse ata qe i drejtojne ato jane te emeruar politike. Kjo sigurisht qe do kohe te realizohet. Shqiperia ka patur nje nga regjimet komuniste me te ashpra ne bote dhe do te duhet kohe qe te kapercehen pasojat politike te regjimit Hoxha. Por nese krijohet sherbimi civil institucionet do te fitojne respektin e popullsise qe une mendoj se nuk e kane pasi shihen si zgjatim i nje partie apo tjetres.

Zeri i Amerikes Si e shihni rolin e publikut dhe shoqerise civile A ka nevoje sipas mendimit tuaj per nje pjekuri edhe nga sfera publike ne menyre qe te ushtrohet presion ndaj kesaj politike qe drejtohet nga personaliteti i udheheqesve

Prof. Bernd Fisher Mendoj qe shoqeria civile patjeter qe duhet te luaje nje rol me aktiv dhe madje ky eshte nje nga drejtimet ku e kam shpresen me te madhe per Shqiperine.  Ndersa persa i takon popullsise me duket se ajo vuan pasojat e politikes ashtu si edhe ne kohen e regjimit te Hoxhes.  Edhe pjesemarrja ne votime ka rene sepse njerezit kane humbur besimin tek sistemi sepse asgje nuk duket se po ndryshon. Niveli i korrupsionit mbetet i njejti dhe nevojat e popullsise ende injorohen. Pjesemarrja ne demonstrata shprehja e pakenaqesise me nje parti te vecante apo politika te vecanta apo qeverise ne pergjithesi eshte ne thelb te demokracise kudo. Por shpresa eshte qe demontratat e ketij lloji ne te ardhmen te jene paqesore. Humbja e jetes ne demonstrata politike eshte e papranueshme sipas mendimit tim.

Zeri i Amerikes Retorika politike eshte e ashper shpesh ne shume vende perfshire Shtetet e Bashkuara. fare mendoni se e ben me pasoja te tilla te rrezikshme ne Shqiperi

Prof. Bernd Fisher Pjese e problemit ne Shqiperi eshte se retorika e ashper politike ka vazhduar per nje kohe aq te gjate saqe duket sikur eshte bere pjese e procesit politik. Mendoj se eshte shume e qarte qe ka ndikim kur udheheqesit e partive e quajne njeri-tjetrin tradhetar apo terrorist kjo deperton ne komunitetet lokale dhe ne thelb justifikon akte dhune sepse njerezit mendojne se po mbrojne vendin nga tradhetaret apo terroristet. Mendoj se eshte dicka shume e rrezikshme dhe kjo eshte dicka per te cilet te dyja partite mund te veprojne menjehere per ta ndryshuar. Te gjitha ceshtjet e tjera qe kane nevoje per diskutim dhe kompromis mund te duan nje kohe me te gjate por mua me duket se dy partite kryesore politike duhet ta shohin se eshte ne interesin e tyre dhe te Shqiperise qe te ulin dramatikisht nivelit e gjuhes se urrejtjes ne retoriken politike dhe mendoj se ka arritur ne piken e gjuhes se urrejtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›