Trafiku i emigranteve te paligjshem nga Lindja e Mesme shtrihet edhe ne Jug te Shqiperise

Trafiku i emigranteve te paligjshem nga Lindja e Mesme ka nisur te shtrihet edhe ne Jug te vendit. Policia e Sarandes flet per rastet e para te emigranteve qe futen nga kufiri grek ne territorin shqiptar me synimin per te kaluar drejt vendeve te tjera. Nderkaq ne nje njoftim tjeter ne Sarande Organizata e pakices greke Omonia rikonfirmoi ne zgjedhjet e Pergjithshme kryetarin e saj Vasil Bollano.
Trafiku i emigranteve nga Lindja e Mesme te depertuar ne Greqi ka nisur te shtrihet nga zonat ne Veri te Greqise drejt zonave jugore te Shqiperise. Ndryshe nga disa muaj me pare kur policia shqiptare prapesonte disa qindra emigrante shqiptare qe synonin te hynin pa dokumente qendrimi ne Greqi ditet e fundit vihet re nje synim i klandestineve nga Greqia per te hyre ne territorin shqiptar.
Policia e Sarandes ka evidentuar disa dhjetera raste kur emigrantet palestineze synojne te hyjne ne terriorin shqiptar per tu larguar me pas ne drejtim te Italise. Grupet e emigranteve jane bllokuar ne zonat shqiptare buze kufirit dhe u jane dorezuar autoriteteve policore greke. Burimi kyesor i ketij trafiku eshte qyteti fqinj grek i Igumenices nje qytet port ne Greqine e Veriut nga ku klandestinet udhetojne me anije drejt Italise dhe vendeve te tjera. Incidentet e njepasnjeshme ne kete qytet mes vete grupeve te klandestineve por edhe me policine greke duket se po ndikojne qe emigrantet te tentojne te hyjne ne terriorin shqiptar me shpresen e vijimit drejt vendeve te tjera.
Roja bregdetare shqiptare i monitoron fort kufijte detare me Italine dhe Greqine ne saje edhe te nje moratorium te forte per bllokimin e skafeve dhe deri tani nuk jane shenuar raste te nisjes se ketyre grupeve te klandestineve nga Shqiperia. Por zhvillimet plot tensione politike ne Shqiperi ndikojne ne situaten e pergjithshme te rendit dhe sigurise dhe favorizojne sipas vezhguesve edhe lindjen dhe zhvillimin e ketyre formave te trafikut qe tani duket se jane ne fillesat e tyre.
Liberalizimi i vizave per shqiptaret pothuajse i dha fund rrjeteve te gjera te organizimit te trafikut te emigranteve qe gjallonin prej vitesh vecanerisht ne qytete kufitare te Shqiperise fqinje me Italine apo Greqine. Sipas eksperetve te policise keto kontigjente te cilat i kane pasur edhe me pare bazat ne te dy anet e kufirit do te synojne forma te reja te trafikut perfshi edhe trafikun tranzit te klandestineve kurde aziatike dhe nga Lindja e Mesme.
Nderkaq ne nje njoftim tjeter Organizata e pakices Greke Omonia zhvilloi ne sarande Konferencen e Pergjithshme duke zgjedhur organet me te larta drejtuese. Ne prani te rreth 350 delegateve me fjalime edhe nga diplomate dhe politikane greke organizata e minoritetit rikonfirmoi Vasil Bollanon si drejtues te saj. Zoti Bollano drejton aktualisht Bashkine e Himares dhe eshte nje nga aleatet politike te Partise se te Drejtave te Njeriut.