Bernie Nolan humb betejën me kancerin, vdes në moshën 52-vjeçare
Këngëtarja dhe aktorja Bernie Nolan ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.



Ylli në vitin 2010 kishte njoftuar se vuante nga kanceri i gjirit, por vitin e kaluar ajo kishte zbuluar se kanceri ishte shpërndarë në trurin, mushkëritë, mëlçinë dhe eshtrat e saj.



Bernie ka ndërruar jetë këtë mëngjes me tërë familjen pranë saj. Familja ndihet e shkatërruar me humbjen e të dashurës Bernie, një gruaje të mrekullueshme, nënës së admirueshme dhe motrës së dashur. Ajo është e pazëvendësueshme. Miqësisht ata kërkojnë nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë për ta, ka thënë zëdhënësi i familjes.

Bernie u bë e njohur si këngëtare me grupin The Nolans, i njohur për hitin e bitit 1979 I’m In The Mood For Dancing.


