E Shtunë, 31 Tetor 2026

Youtube censuron videoklipin e Timberlake

Videoklipi i ri i Justin Timberlake është censuruar nga Youtube ditën e mërkurë pasi ka shkelur rregullat e nudizmit.

Këngëtari 32-vjeçar postoi një mesazh në Twitter duke paralajmëruar për kujdes fansat e tij: “Shikojeni videon e re të këngës ‘Tunnel Vision’ dhe bëhuni gati… është eksplicite.”

Në videoklip shihen shumë modele gjysmë të zhveshura, të cilat mbulojnë pjesët intime me duar. Kënga ‘Tunnel Vision’ është e treta e albumit të ri të Justin Timberlake me emrin ‘The 20/20 Experience’.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›