Berslukoni kërkon Liretën: Euro, një mashtrim i madh!

“Të largohesh nga euroja nuk është blasfemi”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook. “Nëse gjermania nuk pajtohet me rolin e ri të Bankës Qendrore Evropiane, atëherë ajo mund të shikojë mundësitë për t’u larguar nga monedha e përbashkët. Unë kam folur me disa ekspertë gjermanë të cilët janë pro”, tha Berslukoni.
Ndërsa më herët, gjatë prezantimit të një libri në Romë, Berluskoni ishte më i qartë për sa i përket rikthimit të Italisë tek Lireta.
“Cfarë do të ndodhte nëse Italia, Spanja, apo Greqia do të rikthehej tek monedhat e tyre të vjetra. Nuk e di. Mbase do të kishte humbje pasurie, por nuk e kuptoj përse”.
75-vjeçari, partia e të cilit humbi thellë në zgjedhjet lokale të muajit të kaluar, ka vënë në objektiv euron në përpjekje për të rritur popullaritetin e tij në vend para zgjedhjeve legjislative të pranverës së vitit 2013.
“Euroja është një mashtrim i madh”, tha Berluskoni në Romë duke akuzuar më pas Gjermaninë se po përpiqet të vendosë hegjemoninë e saj në eurozonë.
Kavalieri po ashtu kritikoi edhe Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, pasi sipas tij për të marrë ndihmë duhet të nënshkruash një memorandum për kursime të cilat shkatërrojnë ekonominë./Start/ F. P/
2012-09-28 13:09