E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 4 raste dhune ndaj grave brenda një dite

Rastet janë ato që janë denoncuar në polici. Kështu, gjatë ditës së djeshme është arrestuar shtetasi Kastriot Tërshalla, 30-vjeç, banues në Xhafzotaj.

Ky shtetas u kap nga policia ka pasi ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij, F.T., 31-vjeçe. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 7 copë fishekë pistolete model 54, kalibër 7.62 mm. Ndërkohë, po dje u lëshua kërkesa padia për mbrojtjen ndaj tre grave për shkak se dhunoheshin nga familjarë të tyre.

Kështu, kërkesa e mbrojtja u lëshua ndaj një 21-vjeçare, banuese në fshatin Murqin Krujë, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkëshorti i saj, shtetasi D.L., 33-vjeç. Policia mori në mbrojtje edhe një 62-vjeçare banuese në Durrës, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë djali 33-vjeçar. Edhe një grua tjetër u mor nën mbrojtje nga autoritetet, pasi ndaj saj, bashkëshorti, shtetasi me iniciale P.Xh., 44-vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike. Materialet iu përcollën Gjykatës së Rrethit Durrës e Krujë për ndjekje të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-09-28 11:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›