E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bertina: Hipokrizinë nuk e duroj dot

23/03/10 19:54

Bertina dhe eduardi qëndrojnë jashtë dhe Bertina thotë se ajo nuk e kupton se ku e gjejnë njerëzit një hipokrizi të tillë duke iu referuar banorëve brenda shtëpisë. Edi i thotë se kjo ka të bëjë me mjedisin ku janë formuar si njerëz dhe shoqërinë në të cilën bëjnë pjesë. Edi thotë mua duan të më fusin në një valle që nuk kam pse të jem dhe i tregon Bertinës që disa nga banorët kanë biseduar me të duke u munduar që ai të veprojë dhe të thotë atë që ata duan. Bertina e mbështet dhe thotë se në shtëpi ekziston një dukuri e veçantë ku banorët kërkojnë nga të tjerët që të mos veprojnë në një mënyrë të caktuar, poe vet veprojnë po në të njëjtën mënyrë. Edi thotë se disa nga banorët e dinë që në një moment e kanë gabim dhe përsëri e mbrojnë gabimin e tyre me fanatizëm. Ata flasin kryesisht për grupin ku bën pjesë Olta dhe veçanërisht për të, por pa përmendur emra. Më pas Bertina thotë se i bën shumë përshtypje posteri i shkruar nga Klodi Ada më fal. Ajo thotë se nuk e kuptan domethënien e këtyre fjalëve. Edhe Edi thotë se i kishte bërë përshtypje, por nuk e kupton përse-në e këtij veprimi nga ana e Klodit. Pas disa minutash jashtë del Jetmiri i cili fillon të bëjë shaka me Bertinën. Bertina fillon të flasë për Bledin të cilin nuk e quan njeri të keq, por vetëm se sipas saj donte që të tregonte gjithmonë se ai ishte më lart se të tjerët. Ajo komenton edhe afrimitetin e Oltës me Bledin. Bertina thotë se i bën përshtypje fakti se u fol për një pëlqim mes tyre dhe ata të dy nuk e kanë përshëndetuar asnjëherë njëri-tjetrin gjatë spektakleve pas daljes së Bledit. Më pas Bertina i tregon Edit për sjelljen e fundit të Oltës dhe ironitë e saj ndaj Bertinës. Edi i thotë që të reagojë, por pa e lodhur shumë trurin sepse kjo mund të ndikojë keq për të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›