E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snoop: Justin Bieber është “kuller”!!!

Snoop Dogg nuk ndihet i kërcënuar nga këngëtari tinejxher, Justin Bieber.

Këngëtari që ka bërë hitin e këngës “Drop It Like It’s Hot – albumi i ri i të cilit More Malice është duke u shtyrë me atë të Bieber, “My World 2.0” – mendon se këngëtari i ri është “kuller”.

“Nuk kam asnjë problem më këtë”, ka thënë Snoop për MTV dhe betejën e tij me Justin për top-listë.

“Për këtë është krijuar edhe industria muzikore. Tani kam mundësi ta takoj atë. Ai është një tip ‘kuller’. Kështu që nuk do të kem problem me pyetje pa lidhje të tinejxherëve”.

“Dikur isha tinejxher deri sa ju futa kësaj loje të çmendur dhe përplot gjëra. Shpresoj se këngët e tij të janë ato çfarë ai dëshiron”.

Snoop – emri i vërtetë i të cilit është Cordazar Calvion Broadus – kohëve të fundit insiston që fama dhe jeta që ai bën nuk është e lehtë dhe dëshiron që adhuruesit e tij ta kuptojnë sesa e vështirë është kjo.

“Dëshiroj të tregoj se sa e vështirë është në realitet ky biznes”, tha ai. “Ne e bëjmë që të duket gjë e lehtë për në fakt është puna më e vështirë në botë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›