Bertina dhe historitë e dashurisë

Pasi u bë e njohur në “Big Brother 3”, Bertina Mehmeti ka qenë në qendër të vëmendjes për të mësuar më shumë rreth jetës së saj private. Prej nje viti e gjysmë ajo nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim në media, derisa emri i saj përmendet për një konflikt me Gentën e “BB6”, për të dashurin e saj.
Lidhur me ato qe u shkrua nga gazetat për një miqësi të krijuar me të dashurin e Gentës së “BB”, ajo ka komentuar per mediat shqiptare, duke qeshur:
"Po, kështu pretendohet në atë shkrim, që unë jam shoqe e Gentës së “BB” dhe që kemi dalë bashkë e që unë paskam ngelur për të dashurit e sa j. Për më tepër që as jemi takuar ndonjëherë deri më sot. "
Bertina ka folur për herë të parë për historinë e saj të dashurisë së krijuar në “BB” pasi ajo mori fund: "Unë lidhjen time prej “Big Brother” e fitova si një rastësi, e jetova si një realitet dhe e pranova si një mësim që m’u dha… Ndodh që gjërat edhe të mos funksionojnë jashtë dëshirës sonë të mirë. Sot kam një paqe të vërtetë me veten time dhe kjo mjafton. Nëse mbreti rast e cakton një princ të kaltër, do e prisja me një buzëqeshje." /Indeksonline/