E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa-Flamurtari Daniel Xhafaj luan me te dyja skuadrat



Besa ende pa pike ne kete fillim sezoni dhe Flamurtari i pikeve te plota ne dy takimet e para do te perballen midis tyre ne Kavaje por pa pranine e lojtarit te 12-te pasi fusha e nenkampioneve ne fuqi te Shqiperise eshte e pezulluar per kater takime pas incidenteve te ndodhura gjate ndeshjes me Skenderbeun ne javen e pare kur gjyqtari nderkombetar Albano Janku e nderpreu ate ne minuten e 88-te per shkak te pamundesise se zhvillimit deri ne fershellimen e fundit te tij. Pas trajnereve dhe lojtareve ne aksion kane dale me deklarata e tyre dhe presidentet respektive Nexhat Bizhdili i Beses dhe Shpetim Gjika i Flamurtarit. Dy ndeshjet e fundit dy humbje sigurisht qe nuk me kane kenaqur por ne futboll ndodh dhe keshtu. Eshte nje moment kur ne duhet te bejme kthesen dhe une besoj se do tia dalim me Flamurtarin. I kemi potencialet - tha Bizhdili mediat sportive. Nga ana tjeter bosi i Flamurtarit Shpetim Gjika vleresoi kundershtarin e trete ne kete sezon pas perballjeve te suksesshme me Dinamon 1-0 ne kryeqytet dhe Tiranen 2-1 ne Vlore. Kundershtari eshte nje ekip qe duhet vleresuar maksimalisht pasi ka elemente cilesore. Por une jam i bindur qe skuadra do te futet ne fushen e lojes vetem per tri pike pasi keshtu do te vulosim vendin e pare ne grup - tha Gjika suksesi maksimal i te cilit eshte fitimi i Kupes se Shqiperise ne vitin 2009 perpara se Besa ta fitonte ate ne vitin 2010. Ish-sulmuesi i Beses gjate sezonit te kaluar njeheresh edhe golashenuesi me i mire i edicionit 2009-2010 sulmuesi potent Daniel Xhafaj aktualisht ne force me Flamurtarin pritet te jete edhe lojtari VIP i sfides. Ne tri ballafaqimet midis dy ekipeve gjate edicionit te kaluar 2009-2010 Flamurtari fitoi dy ndeshje ku spikat edhe fitorja 2-1 ne Kavaje per fazen e trete java e 25-te. Pikerisht ne ate takim Daniel Xhafaj shenoi golin e vetem te Beses ne minuten e 40-te nderkohe qe per vlonjatet realizoi nje dygolesh Migen Memelli 22 dhe 79 me te parin nje eurugol te vertete nga rreth 35 metra.

8 TAKIMET E FUNDIT NE KAVAJE

2009-2010
Besa-Flamurtari 1-2
Besa-Flamurtari 1-0

2008-2009
Besa-Flamurtari 0-1

2007-2008
Besa-Flamurtari 2-0
Besa-Flamurtari 3-0

2003-2004
Besa-Flamurtari 2-0
Besa-Flamurtari 0-0

2002-2003
Besa-Flamurtari 2-0
Bilanci 8 ndeshje 5 fitore Besa 1 barazim 2 Flamurtari

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III

Te shtunen 11.09.2010
Besa-Flamurtari
Elbasani-Kastrioti

Te dielen 12.09.2010
Tirana-Bylis
Shkumbini-Skenderbeu
Vllaznia-Laci

Te henen 13.09.2010
Teuta-Dinamo

RENDITJA
Skenderbeu 6
Flamurtari 6
Laci 4
Elbasani 4
Vllaznia 4
Dinamo 3
Kastrioti 2
Tirana 1
Shkumbini 1
Teuta 1
Bylis 0
Besa 0

Golashenuesit

2 gola D.Xhafaj Flamurtari Vila Dinamo

1 gol Ristevski Elbasani Gava Elbasani Sadiku Elbasani Dimo Bylis Guy Bylis Roshi Flamurtari Popovic Bylis Nora Shkumbini Kuli Shkumbini 1 p Djarmati Kastrioti Jushi Kastrioti Soza Skenderbeu Shkembi Skenderbeu 1 p Plaku Tirana A.Lila Tirana 1p Rajovic Vllaznia Sinani Vllaznia Jovanovic Vllaznia

11 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›