E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa denohet nje ndeshje pa spektatore pas ngjarjeve ndaj Tiranes

Besa e Kavajës është dënuar që ndeshjen e radhës në kampionatin shqiptar të futbollit ta luajë pa praninë e spektatorëve në stadiumin e saj, vendim i Komisionit të Disiplinës në Federatë pas ngjarjeve në ndeshjen ndaj Tiranës. 
Po ashtu, klubi kavajas u gjobit me 200 000 lekë, trajneri i saj Përparim Daiu u pezullua me 4 ndeshje dhe lojtari i Besës, Sokol Cikalleshi, u pezullua me një ndeshje.
Disiplina vendosi të pezullojë për dy ndeshje edhe trajnerin e Tiranës, Nevil Dede, ndërsa për kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, nuk u mor asnjë masë.
Roshi u akuzua nga trajneri i Tiranës, Dede, për goditje me grusht në pushim të ndeshjes, diçka për të cilën fillimisht u bë edhe një denoncim, ndërsa kryebashkiaku u arrestua nga policia pas ndeshjes e vazhdon të jetë nën hetim penal.
futbollit Besa u dënua për shkak të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin dhe mbarëvajtjen e një ndeshjeje.
Trajneri kavajas Daiu u pezullua për shkak të veprimit ndaj lojtarit të Tiranës, Gentian Muça para se të fillonte pjesa e dytë, ndërsa Cikalleshi për shkak të shkeljes së rregullores duke bërë propagandë politike pas shënimit të golit.
Për Nevil Deden pezullimi erdhi sepse u akuzua se provokoi publikun në stadiumin “Besa”. Skuadra kavajase e fitoi ndeshjen 2-1.
Disiplina dënoi me 5 ndeshje pezullim lojtarin e Luftëtarit, Alis Baçi, për goditje të kundërshtarit në ndeshjen ndaj Apolonisë po në Superligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›