Katari planifikon Dream Football League
Champions League mund të ketë së shpejti një rival serioz.
Katari po planifikon organizimin e një turneu ambicioz veror me 24 skuadra. Ai do të quhet “Dream Football League”.
Aty do të ftohen të marrin pjesë të gjitha klubet më të mëdha në botë.
Aktiviteti mund të zhvillohet për herë të parë në vitin 2015. Organizatorët synojnë që pjesë e tij të jenë klube si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich apo Manchester United.
16 ekipe do të jenë të përhershëm dhe 8 me ftesë. Dream Football League do të organizohet çdo dy vjet.
Kjo për të evituar përplasjet me dy aktivitetet më të rëndësishëm, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian.
Por, një turne në fund të sezonit, mund të ndikojë në rikuperimin e futbollistëve. Që pengesa të kalohet, sheikët janë të gatshëm ti bindin skuadrat nëpërmjet financave.
Vetëm për pjesëmarrjen, klubet do të paguheshin 200 milionë euro. Përfitimet për fitimin e Champions-it, që variojnë nga 50 në 60 milionë euro, duken qesharake krahasuar me një shifër të tillë.
Synimi është që të lihet në hije aktiviteti më prestigjioz për klube në Europë. FIFA, UEFA apo Shoqata Europiane e Klubeve ende nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar.