E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa dhe Juli, hapin dyqan ne Tirane

Pra vizitat e shpeshta te Besartes ne kryeqytetin shqiptar nuk paskan qene pa arsye. E po keshtu as takimet e saj te vazhdueshme me Julinden. Kete radhe lajmi vjen nga Kosova, ndersa Besa ka dhene nje interviste per gazeten "Epoka e re". Aty ajo tregon se tashme, se bashku me Julin kane hapur butikun e tyre ne Tirane. Dyqani mban emrin "Big girls" dhe eshte vendosur ne afersi te Fakultetit te Drejtesise. Ky eshte biznesi i ri i dy vajzave, qe ne fakt miqesine e tyre e kishin shprehur, qe brenda shtepise se "Big brother". Nderkohe, duke qene se Besarta vjen nga familje biznesmenesh, duket se ndjehet me e sigurt ne hapat, qe hedh. Natyrisht per shkak te largesise ndoshta do te jete Julinda ajo, qe do te merret me shume me dyqanin, por n kjo eshte nje arsye me shume, qe Besa te jete me shpesh ne Shqiperi. Nga ana tjeter, duket se impenjimet e kosovares se "Big brother" jane edhe me te medha ne vendlindjen e saj. Per shkak se ka mbetur pas me provimet, asaj i duhet t'iu kushtoje nje pjese te mire te kohes dhe kjo, thote eshte primare per te. Por tashme Besartes i eshte hapur edhe nje mundesi per ne televizion. "Jam duke punuar ne nje projekt me regjisorin e njohur Ekrem Sopi, por s'do te them me shume, sepse do te jete befasi e kendshme per publikun", ka pohuar ajo per gazeten kosovare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›