Nje femer enigmatike ne krah te Drini Zeqos
Kohet e fundit, Drini Zeqon nuk kemi pasur shume mundesi te gjejme ne Tirane, per shkak te angazhimeve te tij si drejtues i Maratones se Kenges Popullore. Por, sapo kthehet ne kryeqytet, natyrisht pasi ka marre edhe rreze ne bregdetin shqiptar, folesi i lajmeve behet subjekt i paparazzit tone. Megjithate kete radhe, me shume se Drini, interes shfaq vajza, qe ndodhet prane tij. Pavaresisht faktit, se u perpoqem te mesonim me shume, nuk arritem te zbulonim dot dicka interesante, keshtu qe identiteti i saj mbetet enigmatik. Ajo qe mund te shtojme, ndersa shohim foton, eshte pamja sportive e Drinit, krejt ndryshe nga imazhit serioz me te cilin jemi mesuar ta shohim ne ekran. Sidoqofte eshte e sigurt, qe folesi simpatik i lajmeve ne "Klan", e ka shijuar jeten e nates ne kryeqytet.