E Martë, 3 Nëntor 2026

Besa e Flamurtari nuk ndalen

Janë luajtur këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 7-të në Kategorinë e Parë. Lushnja dhe Erzeni një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport e kanë mbyllur në barazim 0-0.

Fiton Flamurtari, 2-1 në transfertë përballë Korabit. Edhe Besa ka bërë detyrën në këtë javë duke mposhtur me rezultatin 3-0 Burrelin.

Kukësi bie në Pogradec, 0-2, ndërsa përballja mes Valbonës dhe Apolonisë është mbyllur në barazim 1-1.

Ndeshjet e javës së 7-të:

Valbona-Apolonia 1-1

Shënues: Krasniqi 75’/Trifoni 58’

Korabi-Flamurtari 1-2

Shënues: Mziu 42’/Batha 50’(pen.), Ememe 60’

Pogradeci-Kukësi 2-0

Shënues: Sulo 3’, Raza 73’

Lushnja-Erzeni 0-0

Besa-Burreli 3-0

Shënues: Hoxha 7’, Dos Santos 35’, Gjinaj 83’

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›