E Martë, 3 Nëntor 2026

Haman sulmon Kejnin, Eberl i përgjigjet: Je si zhurma e veshëve,

Pas Musialës, Didi Haman ka kritikuar një tjetër lojtar të Bajernit. Pas humbjes në Birmingam, ish-futbollisti gjerman ka vendosur në shënjestër paraqitjen e Herri Kejnit.

Ka mjaftuar kaq për të zgjuar edhe një herë reagimin e drejtorit sportiv të Bajernit, i cili ashtu siç bëri për Musialën i doli në krah edhe Herri Kejnit.

“Didi Haman është si tinnitus (zhumra e veshëve), pasi rikthehet çdo tri ditë”, tha Eberl duke ironizuar kritikën e radhës të Haman ndaj yjeve të Bajernit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›