E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa humbet shansin për t’iu afruar Dinamos

Kjo ishte fitorja e dytë për Flamurtarin, i cili fitoi 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në 23 janar, ndeshje që më pas u anullua nga Federata Shqiptare e Futbollit si pasojë e një gabimi teknik të gjyqtarit Remzi Sadiku. Në një stadium të boshatisur nga tifozët, si pasojë e ndëshkimit nga ana e FSHF-së të stadiumit “Flamurtari” të Vlorës, skuadra vlonjate ka treguar se ka kryer një merkato dimërore mjaft cilësore.Golin e parë për vlonjatët e shënoi në minutën e 27-të kapiteni Sakaj, me anë të një 11-metërshi. Skuadra kavajase provoi në disa raste të barazojë, por sulmuesit e saj Vioresin Sinani dhe Daniel Xhafaj ishin të pasaktë. Në pjesën e dytë Flamurtari shënoi dhe dy herë të tjera, me dy lojtarë të afruar gjatë merkatos së janarit. Në minutën e 69-të ishte sulmuesi pogradecar Migen Memelli, blerja më e bujshme e Flamurtarit këtë sezon, ai që dyfishoi rezultatin pas një goditjeje me kokë. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Superligë duket se ka rigjetur formën pas një faze të parë të dobët me Tiranën, ku shënoi vetëm një gol, edhe këtë me penallti.Megjithatë Flamurtari nuk është mjaftuar me kaq. Goli i tretë u shënua në minutën e 82-të me anë të mesfushorit të ri Njazi Lena. Kjo fitore e ka ngjitur skuadrën e trajnerit Gugash Magani në vendin e 10 të renditjes në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Gramozi i vendit të 11-të, por me golavarazh më të mirë. Ndërkohë Besa kishte mundësinë më të mirë për t’iu afruar Dinamos kryesuese, por ka mbetur sërish 12 pikë larg vendit të parë. Flamurtari 3 – 0 Besa, (Sakaj 27’ p., Memelli 69’, Lena 82’)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›