E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa ka harruar te fitoje

Emiljano Vila me golin e tij i mohoi fitoren e dyte sezonale Beses ne barazimin 1-1 me Dinamon ne ndeshjen permbyllese te javes se 13-te te Kategorise Superiore.

Kampionia ne fuqi e mbylli takimin me dhjete lojtare pas ndeshkimit me kartonin e dyte te verdhe te serbit Marko Putincanin ne minuten e 83-te. Te dy skuadrat u perpoqen te gjenin rrugen e rrjetes ne pjesen e pare por pa mundur te zhbllokonin rezultatin.

Ishte kapiteni i Beses Meglid Mihani ai qe me golin e tij ne minuten e 51-te me nje gjyajtje te rrepte ne hyrje te zones i dha avantazhin e perkohshem kavajasve. Goli i katert sezonal i Mihanit.

Dinamo e shokuar nga goli i Beses i beri te gjitha perpjekjet per te shmangur humbjen e trete radhazi ne transferte duke e gjetur golin e barazimit te trete sezonal me ane te mesfushorit sulmues Emiljano Vila ne minuten e 75-te me nje gjuajtje te kalibruar me koke. Goli i 6-te sezonal i durrsakut te Dinamos.
Minutat e mbetura ofruan pamjen e ndeshkimit me kartonin e kuq te Putincanit per fyerjen ndaj gjyqtarit Kridens Meta duke regjistruar kartonin e shtate te kuq ne gjashte ndeshjet e kesaj jave nje rekord sezonal ky.

Dy golat e shenuar ne takimin Besa-Dinamo e cuan numrin ne 199 rrjeta keshtu i pari qe do te realizoje golin ne javen e 14-te do te shenoje golin e 200-te ne kete sezon.

Te shtunen ne Ruzhdi Bizhuta Elbasani fitoi 3-2 me Bylisin Dalipi Sadiku Radovic per verdheblute Xhafa dhe Bega per ballshiotet.

Ne kryeqytet Tirana mposhti 2-1 Flamurtarin Pejic dhe Plaku per bardheblute bene te pavlefshem golin e realizuar nga Daniel Xhafaj per vlonjatet.

Te dielen Vllaznia fitoi 1-0 me Kastriotin gol i Armando Vajushit ndersa Shkumbini triumfoi 2-1 ndaj Lacit Kuli dhe Gerbovic per peqinasit Mile per kurbinasit.

Diten e hene Teuta mposhti 2-0 Skenderbeun gol i Cotes dhe autogol i Lakos.

Java e 14-te ofron cifte Flamurtari-Besa Dinamo-Teuta Skenderbeu-Shkumbini Laci-Vllaznia Kastrioti-Elbasani dhe Bylis-Tirana

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13

Te shtunen 27 nentor
1300 Elbasani-Bylis 3-2
1600 Tirana-Flamurtari 2-1

Te dielen 28 nentor
1300 Shkumbini-Laci 2-1
1300 Vllaznia-Kastrioti 1-0

Te henen 29 nentor
1600 Teuta-Skenderbeu 2-0

Te marten 30 nentor
1300 Besa-Dinamo 1-1

RENDITJA

1. Flamurtari 28
2. Skenderbeu 25
3. Dinamo 23
4. Tirana 21
5. Vllaznia 21
6. Teuta 18
7. Laci 17
8. Shkumbini 17
9. Kastrioti 14
10.Bylis 11
11.Elbasani 9
12.Besa 9

Elbasani eshte penalizuar nga FIFA me -3 pike

199 gola
Ne 13 javet e para jane shenuar 199 gola me Xhafen ne kuoten e 10 rrjetave

Rekord me kartonet e kuq

Nuk ka ndodhur asnjehere ne kete sezon qe ne 6 ndeshjet e kesaj jave e 13-ta te jepen shtate kartone te kuq 1.2 kartone per ndeshje. Dy ka marre Skenderbeu Bicaj e Jolic dy Shkumbini Mancaku dhe Kuli nga nje karton Buljan i Lacit dhe nje Bega i Bylisit. Kartoni i shtate i takon Putincanit te Dinamos.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 30 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›