Besa mposht 2-0 Tiranen

Besa me 10 lojtare ka mundur 2-0 Tiranen ne ndeshjen e pare cerekfinale te Kupes se Shqiperise.
Ne takimin e luajtur me shume ne nje fushe balte sesa ne nje fushe te gjelbert Bledar Mancaku, kaloi vendasit ne avantazh, me nje 11 metersh ne minuten e 9-te, nderkohe qe ne fundin e kesaj pjese Arapi u ndeshkua me te kuq. Tirana nuk perfitoi nga epersia numerike, madje u ndeshkua serish ne 85-en, ku Xhafa fitoi dyluftimin me portierin Nallbani dhe e dergoi topin ne rrjete. Besa eshte shume prane kualfikimit, por 90 minutat e dyta pas 2 javesh do te vendosin dhe skuadren e pare gjysmefinaliste te Kupes se Shqiperise. Sfida tjeter Skenderbeu-Vllaznia ka perfunduar ne barazim pa gola. Rastet e dyja skuadrave nuk jane shfrytezuar nga futbollistet perkates duke bere qe Vllaznia te jete e favorizuar ne ndeshjen e kthimit me 24 shkurt, pasi shkodraneve u mjafton cdo lloj fitoreje. Nderkohe ndeshja tjeter cerkefinale e Kupes se Shqiperise mes Gramozit dhe Teutes eshte nderprere ne minuten e 30-te per shkak te kushteve te renda atmosferike. Sfida mes ketyre dy skuadrave do te riluhet ne nje date tjeter qe pritet te vendoset nga Sektori i Garave ne FSHF.