Besa mund Tiranen vjen fitorja e pare

Besa regjistroi nje fitore te cmuar 2-1 ndaj Tiranes ne ndeshjen permbyllese te javes se 8-te te Kategorise Superiore. Nje trepikesh me shume vlere per trajnerin Perparim Daiu ne fitoren e pare ne tete jave kampionat te Beses e qe e katapultoi Besen nga vendi i parafundit ne te nentin.
Dhjete minuta i mjaftuan Beses per te shenuar golin e pare me ane te kapitenit Meglid Mihani njeheresh edhe goli i tij i trete sezonal. Sulmuesi i ri talentuar Sokol Cikalleshi pas njezet e pese minutash dyfishoi shifrat duke i cuar shoket e skuadres ne dhomat e zhveshjes me avantazhin e qarte te dy golave. Edhe per Cikalleshin ky ishte goli i trete sezonal.
Tirana ne ndeshjen e dyte te Nevil Dedes pas barazimit 1-1 me Dinamon ne javen e 7-te ngulmoi fort per te shenuar duke e gjetur rrugen e rrjetes me ane te nje ish-lojtari te Beses mbrojtesit Andi Lila ne minuten e 69-te gol qe sherbeu sa per statistike ne humbjen e trete sezonale te 24-here kampioneve te Shqiperise.
Fitorja e Beses ishte e 17-ta ne 129 ndeshje me Tiranen 69 fitore.
Tre golat e realizuar nga Mihani Cikalleshi dhe Lila e cuan ne 108 gola numrin total te realizimeve ne 48 ndeshjet e para nje mesatare prej 2.25 gola per ndeshje.
Pas perfundimit te ndeshjeve te javes se 8-te Dinamo e ruajti kryesimin e Superliges pas fitores se ngushte 2-1 ndaj Bylisit te vendit te fundit ne Qemal Stafa ne takimin e vlefshem per javen e 8-te te Kategorise Superiore. Dinamo u ngjit ne kuoten e 19-te pikeve tri me shume se Skenderbeu dhe Flamurtari te dyja nga 16 pike.
Argjentinasi i Dinamos Lucas Malarkane shenoi golin e pare pas nje goditje kendi te harkuar nga Elis Bakaj nderkohe qe Emiljano Vila dyfishoi me nje tjeter gol me koke pas nje harkimi te serbit Marko Putincanin. Kapiteni i Bylisit Amarildo Dimo shkurtoi diferencen ne 2-1.
Te shtunen Shkumbini fitoi 1-0 me Vllaznine fale golit te Gerbovicit dhe Teuta 2-1 me Elbasanin Cota dhe Pepa per durrsaket Lloga per elbasanasit.
Ne dy takimet e tjera te dites se diel Skenderbeu fitoi 5-1 me Kastriotin Jolic Soza dhe Berkic 3 realizuan per korcaret Alikaj per krutanet. Flamurtari 1-0 me Lacin me nje kryeveper te Julian Ahmatajt.
Java e 9-te ofron kete kalendar Flamurtari-Vllaznia Elbasani-Shkumbini Tirana-Teuta Bylis-Besa Kastrioti-Dinamo dhe Laci-Skenderbeu.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA VIII
Te shtunen 23 tetor
Shkumbini-Vllaznia 1-0
Teuta-Elbasani 2-1
Te dielen 24 tetor
Flamurtari-Laci 1-0
Dinamo-Bylis 2-1
Skenderbeu-Kastrioti 5-1
Te henen 25 tetor
Besa-Tirana 2-1
RENDITJA
Dinamo 19
Flamurtari 16
Skenderbeu 16
Teuta 12
Shkumbini 11
Vllaznia 11
Laci 10
Tirana 9
Besa 7
Kastrioti 7
Elbasani 6
Bylis 4
Elbasani eshte penalizuar me - 3 pike nga FIFA
Golashenuesit
5 gola Bakaj Dinamo Martinena Dinamo
4 gola D. Xhafaj Flamurtari Selimi Laci 2p Cota Teuta Soza Skenderbeu Dimo Bylis
3 gola Pejic Tirana Sinani Vllaznia Jolic Skenderbeu Berkic Skenderbeu Sadiku Elbasani Vila Dinamo Mihani Besa 1p Cikalleshi Besa
2 gola Shkembi Skenderbeu 1p Mile Laci Babic Kastrioti Grizha Shkumbini Ahmataj Flamurtari Lila Tirana 1p
1 gol Ristevski Gava Dalipi Lloga Elbasani Plaku Malindi Osmani Tirana Ragipovic Jovanovic Shtubina Vllaznia Popovic Gega Egbo p Bylis Nora Dervishi Veliaj Shenaj Gerbovic Shkumbini Djarmati Jushi Tepshi Mucollari Alikaj Kastrioti Biskup Skenderbeu Cavric Hysa Laci Frasheri Pepa Teuta Malarkane Dinamo
Autogola Ramazani Elbasani ne favor te Bylisit Ristevski Skenderbeu ne favor te Elbasanit.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 25 Tetor 2010