Ne Peqin nje boshnjak mund Vllaznine
Nje gol i vonshem i realizuar nga zevendesuesi Altin Gerbovic i siguroi nje fitore te ngushte 1-0 Shkumbinit ne sfiden ndaj Vllaznise ne takimin hapes te javes se 8-te te Kategorise Superiore. Nje fitore shume e rendesishme per Shkumbinin - e treta sezonale - e qe i con peqinasit ne kuoten e 11 pikeve po aq sa Vllaznia por me golaverazh me te mire se shkodranet.
Takimi pati grinte dhe emocione. Ne pjesen e pare kulmet ishin nje shtylle e goditur nga mesfushori i Vllaznise Armando Vajushi 25 si dhe dy raste te pashfrytezuara nga Nora dhe Mustafaj per Shkumbinin. Fraksioni i dyte nisi me perpjekjet e Nores per peqinasit dhe Sinanit per shkodranet. Ne te 60 sulmuesi i Shkumbinit Erjon Mustafaj nuk arriti te shenoje perballe portieri malazez te Vllaznise Miroslav Vujadinovic nderkohe qe dhjete minuta me pas portieri mik shmangu ne goditje kendi nje gjuajtje te rrepte te Emiljano Veliajt. Trajneri Agim Canaj luan me karten e fundit duke zevendesuar sulmuesin Erjon Mustafaj me boshnjakun Altin Gerbovic dhe 24-vjecari ia shperbleu me golin e shenuar vetem nje minute perpara perfundimit te kohes se rregullt. Ndersa per Shkumbinin kjo ishte fitorja e trete ne tete jave per Vllaznine kjo rezultoi humbja e trete duke komplikuar jo pak pozitat e trajnerit malazez te kuqebluve Mojash Radonjic. Pas ndeshjes gjate nje interviste per Supersport trajneri i Vllaznise Radonjic tha Ekipi duhet te vrapoje dhe te luaj deri ne momentet e fundit. U penalizuam shume edhe nga faullat e tepert te dhene nga arbitri ne afersi te zones tone momente keto qe na veshtiresuan shume lojen. Te pesosh gol ne momentin e fundit eshte shume e veshtire ta rikuperosh. Mos te harrojme edhe mungesat e shumta qe patem per shkak te demtimeve qe pesuam ne Kupen e Shqiperise nga paaftesia e arbitrave shqiptare .Ne javen e 9-te Shkumbini do te perballet me Elbasanin ne Ruzhdi Bizhuta ndersa Vllaznia do te prese ne shtepi Flamurtarin.
Baby Teuta likuidon Elbasanin
Fatin e ndeshjes e vendosi dy rioshe te talentuar Cota dhe Pepa
Teuta e versionit Junior regjistroi nje tjeter fitore te bukur duke mposhtur 2-1 Elbasanin ne Niko Dovana duke e zgjatur ne pese serine e ndeshjeve pozitive. Sulmuesi 22-vjecar Mirel Cota dhe ai 19-vjecar Brunild Pepa me golat e tyre respektivisht ne minutat 34 dhe 38 i siguruan nje avantazh prej dy golash durrsakeve te Edi Martinit. Per Coten zbulimi i ketij sezoni ky ishte goli i katert i tij ne kampionat duke u barazuar me Kulin e Shkumbinit Selimin e Lacit dhe Xhafajn e Flamurtarit. Per Pepen ishte rrjeta e pare sezonale. Elbasani vuajti shume per te gjetur rrugen e rrjetes te cilen e gjeti vetem ne minuten e 84-te me nje gol te realizuar nga Altin Lloga por te pamjaftueshem per te ndryshuar fatin e ndeshjes. Per Teuten tashme ne kuoten e 12 pikeve dhe perkohesisht ne vendin e katert kjo ishte trete sezonale te tria ne Durres nderkohe qe Elbasani i Krenar Alimehmetit pesoi humbjen e trete te tria ne transferte.
Ne javen e 9-te Teuta do te luaje ne kryeqytet kunder Tiranes ndersa Elbasani do te prese ne shtepi Shkumbinin.
Fitorja objektivi i vetem i Dinamos
Dinamo pas barazimit ne derbi me Tiranen 1-1 ne javen e 7-te ka si objektiv te vetem fitoren kur kryesuesja e kampionatit do te perballet me Bylisin e vendit te fundit. Trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko do te beje disa ndryshime dhe spostime rolesh ne formacion duke vendosur mbrojtesin serb Putincani ne vend te Xhafes se demtuar dhe mesfushorin Sekseri ne vend te gabonezit Amburet te skualifikuar. Bylisi 4 pike e qe e ndan me Dinamon nje diference prej -12 pikesh nuk ka fituar asnje ndeshje ne transferte nderkohe qe edhe skuadra ballshiote eshte formacioni me me shume humbje kete sezon.
FLAMURTARI-LACI
Flamurtari do te jete ne aksion kunder Lacit duke synuar rikthimin te fitorja pas humbjes 3-1 me Shkumbinin nje jave me pare ku nder te tjera humbi edhe sulmuesin kryesor Daniel Xhafaj me karton te kuq.
SKENDERBEU-KASTRIOTI
Ne Korce Skenderbeu synon ta peruroje me fitore investimin kolosal ne stadiumin e tij rreth 1.3 milione euro kur perballe djemve te Shkelqim Muces do te jete nje skuader ambicioze si ajo e Kastriotit.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA VIII
Te shtunen 23 tetor
Shkumbini-Vllaznia 1-0
Teuta-Elbasani 2-1
Te dielen 24 tetor
Flamurtari-Laci 13.15
Dinamo-Bylis 14.30
Skenderbeu-Kastrioti 17.30
Te henen 25 tetor
Besa-Tirana 14.30
RENDITJA
Dinamo 16
Flamurtari 13
Skenderbeu 13
Teuta 12
Shkumbini 11
Vllaznia 11
Laci 10
Elbasani 9
Tirana 9
Kastrioti 7
Bylis 4
Besa 4
Nje ndeshje me shume
Fetel shkruan historine ne Kore
Zebastian Fetel regjistroi pole position e nente te tij gjate ketij sezoni nderkohe qe shoku i tij i ekipit Mark Ueber i kualifikuar i dyti i siguroi skuderise Red Bull dy vendet e para ne vijen e nisjes ne garen e pare inauguruese te Cmimit te Madh te Korese se Jugut. Fetel e mbylli xhiron prej 5.621 km ne cirkuitin e Yeongamit ne kohen nje minute e 35.585 sekonda. Rioshi gjerman ishte vetem 0.074 sekonda me i shpejte si kryesuesi aktual i kampionatit boteror te Formula 1 Mark Ueber.
Ishte nje rezultat shume i ngushte - tha Fetel. Kjo eshte hera e dyte rresht qe Fetel dhe Ueber nisen nga pozicionet 1-2. Fetel fitoi Cmimin e Madh te Japonise duke e reduktuar distancen ne 14 pike ndaj Ueberit dy jave me pare. Isha shume afer me Zebastianin jam i dyti ne gride cka eshte nje pozicion shume me i mire se vendet e tjera ne linjen e nisjes por do te ishte me e kendshme te isha ne pole - tha Ueber. Fernando Alonso i cili gjithashtu eshte 14 pike nga kryesuesi Ueber arriti me Ferrarin e tij ne vendin e trete. Ljuis Hemilten me MekLaren dhe Niko Rozberg me Mercedes jane gjithashtu ne Top-pese. Felipe Masa i Ferrarit u kualifikua i gjashti i ndjekur nga kampioni ne fuqi i botes Xhenson Baten. Ne dhjete te paret jane edhe Robert Kubika Miqael Shumaher dhe Rubens Barikelo. Gara zyrtare prej 55-xhirosh ne Cmimin e Madh te Korese do te zhvillohet te dielen duke u nisur nga ora 8-te e mengjesit.
25 Tetor 2010