Besa rigjen fitoren, paqe në Shkumbini-DinamoBesa fitoi sërish me Bylisin, duke i shenuar po tre gola, ndërsa Dinamo sigloi barazimin e shtatë në 13 javët e para

Besa iu rikthye fitores pas katër javëve, duke mposhtur Bylisin me rezultatin e pastër 3-0, falë golave të realizuar nga Kuli (8’), Haliti (54’) e Abialiaj (66’). Për kapitenin Bekim Kuli ky ishte goli i tretë nga skuadrës ballshiote, përfshirë edhe dy golat e realizuar në fitoren 3-2 të fazës së parë. Abilaliaj shënoi golin e tij të parë me fanellën e Besës. Një fakt është shumë interesant, nga 12 golat e realizuar nga verdhezinjtë në 13 javët e para, 6 gola kavajasit i kanë shënuar ndaj Bylisit.
Shkumbini-Dinamo, ndeshja tjetër e ditës së diel, u mbyll në barazim pa gola (0-0), por trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, akuzoi gjyqtarët më në krye Lorenc Jeminin, si u kishte vjedhur fitoren, duke mos dhënë sipas, teknikut peqinase, një 11-metërsh.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13
E shtunë, 29 nëntor
Elbasani-Flamurtari 0-0
Faza 1: 1-0,Faza 2: 0-0
Lushnja-Apolonia 3-1
Shënues: G. Arbëri, Bubeqi, Sisoko / Sreckovic
Faza 1: 0-2, Faza 2: 3-1
Vllaznia-Partizani 2-1
Shënues: Boadu, Shtubina / Bakaj
Faza 1: 2-1, Faza 2: 2-1
Tirana-Teuta 1-2
Shënues: Sefa / Vila (2)
Faza 1: 1-0, Faza 2: 1-2
E diel, 30 nëntor
Shkumbini-Dinamo 0-0
Faza 1: 1-3, Faza 2: 0-0
Besa-Bylis 3-0
Shënues: Kuli, Haliti, Abilaliaj
Faza 1: 3-2, Faza 2: 3-0
RENDITJA
SKUADRA PIKË
1.Vllaznia............25
2.Tirana..............23
3.Shkumbini...........20
3.Teuta...............20
5.Dinamo..............19
6.Besa................19
7.Elbasani............18
8.Flamurtari..........17
9.Bylis...............15
10.Apolonia............12
11.Lushnja.............11
12.Partizani...........8
E Hene, 01 Dhjetor 2008